Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama deklarohet pas vizitës që i bëri Thaçit

nga Kaltrina Berila10 maj 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës në Hagë te ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është deklaruar përmes një videoje në rrjetet socciale.
Ai tha se takimi me Thaçin, shte një çmallje e nevojshme dhe se ai ishte në top-formë.
“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase edhe më shumë se kur e kam takuar para se të vinte këtu se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UCK-së dhe udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht se të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe nuk mund kurrsesi të futet në kornizat të tjera. Pasi ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë dhe natyrisht gjitha përpjekjeve që kanë vijuar për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane”, tha ai.

Ndërsa, sot  ish -presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →