Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama e Basha diskutojnë emrat e ministrave teknikë

nga Egzona Mehmeti21 maj 2017

Ata diskutuan për gjashtë emrat e ministrave teknikë

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan një takim në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mësohet se Rama dhe Basha diskutuan propozimet e PD-së për zv/kryeministrin dhe 6 ministrat teknikë, si edhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen një ditë para se kuvendi në sesionin e jashtëzakonshme të Parlamentit, do të diskutojë dhe votojë për për lirimin dhe emërimin e zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore; miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve si dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →