Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Rama e ministrat shkojnë te Meta për ceremoninë e betimit

nga Kaltrina Berila18 shtator 2021

Pritet që sot në orën 10:00, Qeveri e re “Rama 3” të betohet para presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Betimi i ministrave do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit të përbërë nga 12 gra dhe 4 burra.
Qeveria socialiste mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes.
Kabineti i ri qeveritar pas debateve të shumta me palën opozitare, mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →