Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Rama e quan nder të madh takimin me Norën dhe Distrian

nga Miranda Beqaj9 gusht 2021

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Rama e ka quajtur nder takimin me kampionet e arta olimpike.
”Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë
Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, ka shkruar Rama në facebook.
Ndryshe sot me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë ”Nderi i Kombit” dy xhudistet kampione nga Kosova, fituese të ”Medaljes së Artë” në Lojërat Olimpike ”Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton (Toni) Kuka./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →