Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama i bashkohet samitit të NATO-s

nga Kaltrina Berila24 mars 2022


Liderët e NATO-s janë mbledhur paraditen e sotme, 24 mars për të diskutuar sfidat nga 1 muaj agresion rus ndaj Ukrainës.
Takimit të sotëm do t’i bashkohet edhe kryeministri Rama i cili do të takohet me 29 homologët e tij të Aleancës
Presidenti Biden ka mbërritur që të mërkurën në Bruksel dhe pritet që të ndërmarrë masa të reja kundër Rusisë e më konkretisht siç ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë, do të sanksionohen 300 ligjvënës të Dumës ruse të Shtetit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i cili do t’i adresohet liderëve të Aleancës përmes një video konference./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →