Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Rama i shqetësuar me krizën energjetike në Kosovë

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 2021

​Kriza energjetike ka përfshirë tashmë edhe Kosovën, e për çka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi për ta ndihmuar Kosovën në mënyrë që familjeve kosovare të mos iu mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës së Vitit të Ri.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve! Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar Rama.

Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

— Edi Rama (@ediramaal) December 28, 2021


Për shkak të kësaj krize energjetike nga e mërkura e 22 dhjetorit, qytetarët e Kosovës përballen me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →