Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Rama: Jam shumë i lumtur që Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi

nga B.K3 tetor 2022

Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disa mujor.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është shumë i lumtur që sonte, në bërthamën e zonës historike të Prishtinës së vjetër, Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi.
Projekti për ndërhyrjet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, bashkëfinancuar me European Union in Kosovo dhe implementuar nga UNDP Kosovo, e kanë rivitalizuar këtë monument i cili prej kohësh ka qenë jashtë funksionit.
Sahat Kulla është një ndër pikat qendrore të pjesës së vjetër të Kryeqytetit, e cila ruan shumë vlera të trashëgimisë tonë kulturore. “Më në fund është funksionale dhe i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →