Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Kam informata se pas mesnatës, çdo e dyta ose e treta veturë në Prishtinë është e armatosur

nga B G9 gusht 2023
Rama: Kam informata se pas mesnatës, çdo e dyta ose e treta veturë në Prishtinë është e armatosur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama  ka thënë se ka informacione se çdo e dyta ose e treta veturë që kalon pas mesnatës nëpër rrugët e Prishtinës, është e armatosur.

Këto informata, kreu i Prishtinës ka thënë se i ka marrë nga Policia e Kosovës.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me bo ata, me çka po merren?”, ka thënë Rama pas takimit që me  me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Të premten e 4 gushtit, në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë si pasojë e një përleshje, mbeti një person i vrarë e disa të plagosur.

Deri tani policia e Kosovës, ka arrestuar 3 persona që dyshohet se janë të përfshirë në rast, ndërsa një është në kërkim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →