Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama: Kosova e ka mbështetjen e Shqipërisë

nga Kaltrina Berila12 dhjetor 2022
Rama: Kosova e ka mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Qeveria e Shqipërisë e mbështetë plotësisht Qeverinë e Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në veri.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë.
Këto deklarata Rama i ka bërë në prezantimin e Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, aty ku i ftuar ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë, për shkak të situatës në veri.

Rama edhe të dielën përmes një postimi në Facebook ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të EULEX-it./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →