Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Kosova vëllazërore e Serbia mike të veprojnë para masave të rrepta

nga Venera Grabanica3 qershor 2023
Rama: Kosova vëllazërore e Serbia mike të veprojnë para masave të rrepta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për këto tensione para se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër të dyjave.

Në një postim në Twitter Rama ka shtuar se vendosja e policisë për të mbrojtur ndërtesat boshe të komunave në veri, në të cilat nuk mund të hyjnë kryetarët e rinj dhe vendosja e trupave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, janë veprime vetënxitëse dhe aspak evropiane.

“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →