Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama – Metës: Je pengmarres i Kushtetutës, çizme rezervë

nga Kaltrina Berila12 janar 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama replikon sërish online me presidentin

Pak orë pas postimit në “Facebook” të presidentit shqiptar, Ilir Meta ku shkruhej se MEPJ nuk ishte autoshkollë dhe “ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor” erdhi dhe reagimi i kryeministrit në “Twitter”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Ky debat në distancë mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta vjen pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →