Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

nga Gentrita Xhemajli13 prill 2025
Rama nga Milano: Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i PS ka zhvilluar ditën e sotme në Milano një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Rama tha se fundi i historisë së Shqipërisë jashtë Evropës merr fund në 11 maj. Ai theksoi se shqiptarët sot janë më mirë se kurrë, ndërsa ftoi gjithë qytetarët me të drejtë vote vbrenda dhe jashtë vendit të votojnë PS.

“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e  shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027”, u shpreh Rama.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →