Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Nga nesër rikthehet në fuqi funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

nga Gentrita Xhemajli9 shtator 2025
Rama: Nga nesër rikthehet në fuqi funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga nesër rikthehet  funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Rama njoftoi se pas vendimit të Supremes, nga nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në Prishtinë.

Ai tha se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga Prishtina Parking bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.

“Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet. Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Rama.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →