Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama ngushëllon familjen e 30 vjeçarit që vdiq sot, apelon për kujdes

nga Xh.D6 qershor 2022

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka ngushëlluar familjen e 30 vjeçarit që mbeti i vdekur si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë.
“Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, u shpreh Rama.
Rama tutje apeloi qytetarët për kujdes të shtuar pasi në vend po mbretërojnë erëra të forta e shi i rrëmbyeshëm.
“Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, ka shkruar Rama./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →