Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Rama: Pagat do të rriten edhe për më shumë se 14 mijë infermierë

nga Kaltrina Berila12 nëntor 2023
​Rama: Pagat do të rriten edhe për më shumë se 14 mijë infermierë

​Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritje e pagave për 14 207 infermierë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi kryeministri në “Facebook”.

Sipas tij, pagat e infermierëve do të rriten 15 mijë Lekë.

Rama ka paralajmëruar rritje të pagave edhe për mësimdhënësit në Shqipëri.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →