Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama paralajmëron moslejimin e të pavaksinuarve në mjedise publike

nga Kaltrina Berila6 nëntor 2021

Të pavaksinuarit në Shqipëri rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Paralajmërimi vjen nga kryeministri, Edi Rama i cili bën apel për vaksinim.
Rama apelon për vaksinim të të gjithë të pavaksinuarve, përndryshe do të ketë kufizime deri në moslejimin në ambiente publike.
“Të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësive të aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë”, shkruan kryeministri në “Facebook”.
Kryeministri Rama rikujton përmes pamjeve periudhën e karantinës dhe thotë se e vetmja zgjidhje për të shmangur këtë është vaksinimi.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur më herët për mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit si kusht për marrjen e shërbimeve apo frekuentimit të mjediseve publike.
Në Shqipëri infektimet po rriten ditë pas dite. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 661 të prekur nga Covid 19 dhe 4 viktima./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →