RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama: Parku Kombëtar i Vjosës dhuron eksperienca të paharrueshme

nga Kaltrina Berila9 shtator 2023
Rama: Parku Kombëtar i Vjosës dhuron eksperienca të paharrueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjete sociale pamje nga lumi Vjosa, për të cilin tha se dhuron eksperienca të paharrueshme dhe peizazhe mbresëlënëse.

“Nga Vjosa, i vetmi Park Kombëtar i një lumi të egër në Europë, që dhuron eksperienca të paharrueshme dhe peizazhe mbresëlënëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama sipër videos në “Facebook”.

Lumi Vjosa fillon kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rërë dhe kthesa të mrekullueshme.

Në 13 mars lumi i Vjosës, u shpall nga Qeveria e Shqipërisë “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →