Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama publikon pamjet nga zyrat e shkatërruara të bashkisë së Shkodrës

nga Kaltrina Berila25 qershor 2023
Rama publikon pamjet nga zyrat e shkatërruara të bashkisë së Shkodrës

Kandidati socialist, Benet Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit të “BF”, Bardh Spahisë.

Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë së Shkodrës, të cilat shihen se janë në një gjendje kastastrofike.

“Pamjet nuk kanë nevojë për koment”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa shton se shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave.

“Mirëmëngjës dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!”, shkruan Rama.

Benet Beci, doli fitues në zgjedhjet e 14 Majit, duke thyer për herë të parë prej 32 vitesh një bastion të demokratëve si Shkodra, duke mundur rivalin demokrat Bardh Spahia, me 11700 vota diferencë.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →