Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit

nga B.K18 mars 2023
Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur sot se qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit.

Ai ka thënë se objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.

“Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër“, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojnë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë.

Rama ka bërë të ditur se ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →