Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Rama riformaton Qeverinë

nga Kaltrina Berila28 korrik 2024
Rama riformaton Qeverinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ndryshime të mëdha në Qeveri.

Në krye të Kuvendit të Shqipërisë e ka caktuar Elisa Spiropalin, e cila e zëvendëson Lindita Nikollën, që dha dorëheqje ditë më parë.

Te Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin në vend të Spiropalit është caktuar Taulant Balla.

E në Ministri të Brendshme në vend të Ballës është caktuar Ervin Hoxha.

Drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes e ka marrë Pirro Vëngu, që e ka zëvendësuar Niko Peleshin.

Në Ministri të Financave në vend të Ervin Metes është caktuar Petrit Malaj.

Nënkryetar në Kuvend është caktuar Bledi Çuçi, ndërsa shef i Grupit Parlamentar të PS-së është caktuar Niko Peleshi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →