Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama tregon zgjidhjet që ishin të pranueshme për punëtorët e “Pastrimit”

nga B G17 qershor 2025
Rama tregon zgjidhjet që ishin të pranueshme për punëtorët e “Pastrimit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u deklarua lidhur marrëveshjen e arritur sot me r me punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës.
“por kjo nuk do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit aktual”, shprehet ai.

Rama shkruan se “këto zgjidhje kanë rezultuar të pranueshme për punëtorët”:

“📢 Jemi pajtuar që çështjen e pagesës së shërbimeve të kryera në muajt Janar – Maj ta adresojmë në Gjykatën kompetente dhe që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje – ndërmjetësim.

📢 Pas vendimit të Gjykatës Supreme, jemi pajtuar që KRM “Pastrimi” të bëjë inkasimin vet për shërbimin e ofruar të mbledhjes së mbeturinave.

📢 Në kuadër të kësaj, mjetet e inkasuara nga Kryeqyteti gjatë kësaj periudhe, në afat të menjëhershëm të transferohen te Ndërmarrja “Pastrimi”.

Në fund, dëshiroj t’i njoftoj qytetarët e Prishtinës se të gjithë ata që kanë kryer pagesat gjatë këtij viti në Komunë, lista e pagesave do t’i përcillet Ndërmarrjes “Pastrimi” dhe pagesat e tyre do të njihen dhe pranohen!”, shkroi ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →