Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama u bënë thirrje shqiptarëve të votojnë

nga E.Bullaku25 qershor 2017

Rama: Mungesa është gjithnjë gabim

Kreu i PS-së, Edi Rama nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë.

Ai u bëri thirrje emigrantëve që të ngrenë telefonat dhe të nxjerrin njerëzit të votojnë.

“Kujtdo nga ju që s’është sot në Shqipëri i lutem. Ngri telefonin! Nxiti të votojnë familjarët fqinjët miqtë të njohurit e tu këtu në atdhe”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës mungesa në zgjedhje është gjithnjë gabim.

“Voto. Voto. Voto. Mungesa është gjithnjë gabim. Vota sot vlen shumë. Për Ty, NE, Shqipërinë. Qentë le të lehin karvani forca përpara. Të gjithë për Shqipërinë”, ka shkruar Rama./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →