Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është nga Ballkani i Hapur, nuk do të humbnim kohë nëse edhe Kosova do të ishte pjesë e nismës

nga B G2 shtator 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se marrëveshja për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë, është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur.
“Dua të falënderoj Vuçiq dhe gjithë të tjerë që panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore. Kishim prodhuesit tanë dhe prodhues nga shumë vende. Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dje ia kam thënë një gazetareje që nuk ishte nevoja të harxhohej aq shumë energji dhe humbje gjithë ajo kohë nëse edhe Kosova dhe vendet e tjera do ishin në Ballkanin e Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë. Ai dua e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, zgjedhja e parë është paqja”, u shpreh Rama./TV21

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →