Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese

nga Gentrita Xhemajli15 shtator 2025
Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka reaguar për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë duhet të thënë se ky proces duhet të përfundojë me lirimin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se procesi në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së “është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.

“Fundi duhet të jetë me lirim, anipse kjo nuk e lehtëson dhimbjen prej qasjes së deritashme të procesit në Hagë! Procesi atje është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sot dëshmia e James Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Ramadani. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →