Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramadani porosi Osmanit e Kurtit për takimin me Rutte-n: Kërkojini anëtarësimin “Fast Track” në NATO dhe …

nga Kaltrina Berila11 mars 2025
Ramadani porosi Osmanit e Kurtit për takimin me Rutte-n: Kërkojini anëtarësimin “Fast Track” në NATO dhe …

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot pritet ta vizitojë Kosovën, pasi një ditë më parë qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rutte pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin Albin Kurti.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka një kërkesë ndaj dy krerëve të shtetit që gjatë takimit me Rutten, t’i parashtrojnë disa çështje të rëndësishme për vendin.

Sipas Ramadanit, duhet kërkuar NATO-s që ta detyrojë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish.

”Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012. Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?”, ka shkruar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →