Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramosaj për urën në Vranovc të Vogël: Është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve

nga Xh.D20 nëntor 2022
Ramosaj për urën në Vranovc të Vogël: Është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve

Deçani dhe shumë komuna të tjera në vend janë prekur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.
I pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar.
Ramosaj ka thënë se për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi si pasojë e reshjeve të shiut, ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme.
“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha. Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Ramosaj./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →