Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij në 23 vjetorin e rënies

nga Miranda Beqaj16 prill 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar vëllain e tij në 23 vjetorin e rënies.
Haradinaj ka theksuar se ai dhe dëshmorët e tjerë ranë që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e stërgjyshërve.
”Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj.
Ky i fundit ka shkruat se heroizmi i tyre është trashëgimi historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu.
Sot shënohet 23-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut./21Media





LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →