RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Raportohet për shtatë raste të dhunës në familje

nga Miranda Beqaj5 shkurt 2022

Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe shtatë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë nga Lipjani, Prishtina, Vitia, Prizreni, Malisheva dhe Vushtrria.
Dje një burrë nga Lipjani është shoqëruar për në stacion policor nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregulltë.
Dje pasdite në Prishtinë është arrestuar një burrë nga Prishtina pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht gruan e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.
Po ashtu mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një burrë kosovar pasi që i njëjti pas një zënke verbale me gruan e tij, e kishte sulmuar fizikisht këtë të fundit. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore.
Është arrestuar e një grua nga Vitia pasi që e njëjta e kishte sulmuar fizikisht kunatin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Mbrëmë në Prizren është arrestuar një burrë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale me gruan e tij, e kishte kanosur dhe sulmuar këtë të fundit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Malishevë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti i shtatë i dhunës në familje u shënua në Vushtrri, ku dje u arrestuar një burrë pasi që dyshohet se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →