Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Rashica drejt rikthimit në Premier Ligë

nga Venera Grabanica1 maj 2023
Rashica drejt rikthimit në Premier Ligë

Milot Rashica mund të rikthehet te Norwich City pasi bisedimet me Galatasarayn për blerjen e përhershme të kartonit të tij nga skuadra turke nuk po shkojnë në rrugën e duhur, raporton “NTV Spor” në Turqi.

Rashica iu bashkua Galatasaray-t në një marrëveshje huazimi për një sezon gjatë verës dhe po kalon një periudhë të suksesshme në Turqi, me Galan që renditet në krye të Super Ligës dhe është e destinuar të kthehet në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

26-vjeçari iu bashkua Norwichit në vitin 2021 nga skuadra e Bundesligës, Ëerder Bremen për 9.4 milionë funte, pasi Emi Buendia përfundoi një lëvizje te Aston Villa me vlerë 40 milionë funte.

Megjithatë, pas vetëm një sezoni, Rashica u largua për t’iu bashkuar gjigantëve turq ku ai ka mundur të rikthejë formën e tij nga koha e tij në Bremen.

Skuadra angleze mësohet se po kërkon 11 milion euro, ndërsa ajo turke po kërkon që bisedimet të nisin nga oferta prej 5 milionë eurove.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →