Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rastet në rritje në Evropë, OBSH kërkon më shumë masa anti-covid

nga B.K4 mars 2021

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge ka deklaruar se rastet në Evropë janë rritur për 9% javën e kaluar, pas 6 javëve sa ishin në rënie.

Hans Kluge, kreu i OBSH-së për Evropën deklaroi sot se rastet në 53 vendet evropiane janë në rritje duke marrë parasysh të dhënat e javës së kaluar. Ai insistoi se vendet duhet të fokusohen në shtypjen e shpërndarjes së virusit.

Kluge tha se më shumë se 1 milion raste janë regjistruar gjatë javës së kaluar, dhe se ringjallja e virusit fokusohet më shumë në Evropën qëndrore, megjithëse disa vende të Evropës perëndimore kanë shënuar gjithashtu rritje.

Duke folur për solidaritetin që disa vende evropiane kanë treguar për pacientët e vendeve fqinje të goditura më shumë, Kluge tha se më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, sistemet shëndetësore tonat nuk do të duhej të ishin në këtë situatë.

Ai kërkoi më shumë masa për të ndaluar përhapjen e virusit, dhe kërkoi nga shtetet që ta shpejtonin shpërndarjen e vaksinave./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →