Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rasti “Banjska”, sot mbahet seanca e radhës

nga Venera Grabanica24 korrik 2025
Rasti “Banjska”, sot mbahet seanca e radhës

Duke filluar nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e Banjskës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit, seanca mbahet ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →