Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rasti Dehari, Haxhiu: Problem ngutia e Prokurorisë Speciale

nga E.Bullaku14 prill 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se e konsideron problem ngutinë e Prokurorisë Speciale në rastin e Astrit Deharit.
“Është zhgënjyese, është dëshpëruese, që ende pa ua dërgua raportin familjarëve dhe mbrojtësit ligjor, ata dalin me një komunikatë që vetëm dy konkluzione i përmendin. Ky është manipulim i opinionit publik, manipulim me rastin Dehari. Nuk guxoj, është e dënueshme”, tha ministrja në Click të RTV21.
Avokati Tomë Gashi së bashku me prindërit e Astrit Deharit, sot para Prokurorisë Speciale në Prishtinë kanë deklaruar se ekspertiza plotësuese e Institutit Zviceran për vdekjen e Astritit ka vërtetuar se provat e dërguara kanë qenë të manipuluara dhe të dëmtuara.
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, është gjetur i vdekur më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →