Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rasti i 11-vjeçares, sot protestohet për të kërkuar drejtësi

nga Kaltrina Berila31 gusht 2022

Sot duke filluar nga ora 12:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protestë do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Në Shkup protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” nën moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Sipas njoftimeve, në Tiranë protesta në sheshin “Nënë Tereza” nis në orën 18:30.
Protestat e sotme vijnë pas ngjarjes në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 burra./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →