Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Raundi i ri i dialogut nis sot

nga E.Bullaku7 shtator 2021

Në Bruksel sot nis raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Takimet bilaterale dhe trelaterale të radhës në kuadër të procesit të dialogut, në të cilat do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi do të mbahet sot dhe nesër më datë 8 shtator.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Ai ka treguar se në takimin bilateral do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave, si dhe për çështjen e të zhdukurve me forcë.
Kurse në takimin trelateral, pritet të diskutohet vetëm çështja e të zhdukurve me forcë, që siç u shpreh Kryeziu, si e vetmja temë për të cilën janë dakorduar të flasin.
Ndryshe, takime në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur që nga muaji korrik i këtij viti.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur në vitin 2011./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →