Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Reagon Ambasadori i Serbisë në Rusi

nga RTV2114 dhjetor 2018

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit

Këtë e theksoi ambasadori serb në Rusi Slavenko Terziç.

“Politikisht dhe moralisht, ky vendim është një “absurditet””, ka deklaruar Terziç.

Forcimi ushtarak i republikës së vetëshpallur mund të shkaktojë “kaos”, tha Terziç për ‘Sputnik’.

“Kjo është një goditje shumë serioze dhe e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm në Serbi, por në të gjithë rajonin e Ballkanit”, theksoi ai.

Ushtria e Kosovës është një lloj i zgjerimit të “organizatës separatiste terroriste” – ashtuquajturës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është i njohur për spastrimin etnik dhe të armëve dhe aktivitete të tjera kriminale në Serbi” tha Terziç sot në mbrëmje në kryeqendrën ruse Moskë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →