Reagon ashpër Vokrri, pasi u eliminua nga gara për kryetar të FFK-së
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar pak më parë se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së në kuvendin zgjedhor të 6 prillit.
FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.
Lidhur me këtë, ka reaguar Gramoz Vokrrit, i cili tha se kjo tregon qartë tendencën e kundërkandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi.
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi. Në aryetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojn të kundërtën. Këto nënshkrime kan emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre”, ka shkruar Vokrri./21Media









