Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagon Nait Hasani: Refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit

nga B G19 janar 2026
Reagon Nait Hasani: Refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar  psi gjatë procesit të rinumërimit të disa vendvotimeve atij i janë larguar deri më tani 3 mijë e 414 vota.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se  procesi i shtimit të votave ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij.

“Me atë që pash në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik”, ka shkruar Hasani.

Ai i ka thënë se refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve.

“Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit. Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat”,  ka shkruar Hasani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →