Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagon Presidenca pasi helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri

nga Kaltrina Berila24 shtator 2021

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi helikopterët serbë fluturuan shumë afër territorit të Kosovës në Jarinje.
Shefi i Kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një postim në “Facebook” ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.
Sipas tyre, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politik të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.
“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar ai./21Media

⛔️ #Serbia continues raising tensions around the border with #Kosovo by amassing police-military units.

The hegemonic regime of #Vučić is reverting to Milošević’s policy of threatening & actively working to destabilize its neighbors. Again, they’ll fail.https://t.co/r3uKAuzJ1P
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 24, 2021

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →