Gjatë ditës së sotme në rrjet ka qarkulluar një video ku shihet një grua gjersa sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë.
Në lidhje me këtë ka reaguar i pari I Prishtinës, Përparim Rama I cili ka thënë se janë të vetdijshëm për problemin që po u kanoset qytetarëve dhe se në lidhje më ketë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Rama ka thënë se kanë filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë.
Kryetari I Prishtinës ka kërkuar bashkëpunim edhe nga Qeveria e Kosovës dhe komunat e tjera, pasi sipas tij ky problem nuk zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës.
“Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”, ka shkruar më tej i pari i Prishtinës./21Media










