Futbollistët e Real Madridit arkëtuan tri pikë të reja sonte në udhëtim te Cadiz.
Të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit dominuan gjatë gjithë ndeshjes në “Ramon de Carranza” dhe në fund fituan me rezultat 3:0, me golat e Rodrygo në minutat 14, 64 dhe Jude Bellingham 74.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 14 të La Ligës, pas së cilës Real Madrid merr lidershipin me 35 pikë, një më shumë se Girona, por e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Girona nesër pret para shikuesve të vet Athletic Bilbao.
Për Real Madridin kjo ishte fitorja e 11-të këtë sezon, në të cilën ka pësuar vetëm një humbje.
Cadiz renditet në pozitën e 16 me vetëm dhjetë pikë, prej tyre dy fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.










