Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Reali e Arsenali nuk gabojnë, United shijon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

nga Venera Grabanica24 tetor 2023
Reali e Arsenali nuk gabojnë, United shijon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, të vlefshme këto për xhiron e tretë të fazës së grupeve të këtij sezoni.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Braga”, Reali e ka mposhtur skuadrën e Bragas me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat për Realin i shënuan Rodrygo (minuta e 16’) dhe Bellingham (minuta 61’), ndërsa për Bragan golin e nderit e shënoi Alvaro Djalo në minutën e 63’.

Fitore me rezultat të njëjtë 2:1 regjistroi edhe Arsenali, i cili e mposhti 2:1 si mysafirë skuadrën e Sevillas.

Te “Topçinjtë” golashënues ishin Martinelli (minuta e 45+4’) dhe Gabriel Jesus (minuta e 53’), kurse te Sevilla shënoi Nemanja Gudelj (minuta e 58’).

Ndërkaq, fitoren e parë në Ligën e Kampionëve e ka shijuar Manchester United, i cili fitoi 1:0 ndaj Copenhagen.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Harry Maguire, i cili i siguroi fitoren United në minutën e 72’ të ndeshjes.

Për United kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →