Real Madridi ka njoftuar se Kylian Mbappé do të prezantohet në stadiumin “Santiago Bernabéu” të martën më 16 korrik në mesditë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do të mirëpresë Kylian Mbappé në Real Madrid për nënshkrimin zyrtar të kontratës që lidh reprezentuesin francez me klubin për pesë sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Kylian Mbappé do të flasë për mediat në sallën e shtypit në Santiago Bernabéu.










