Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reduktimet e rrymës , LDK: Qeveria mbyll sytë karshi këtij problemi

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2024
Reduktimet e rrymës , LDK: Qeveria mbyll sytë karshi këtij problemi

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se reduktimet e rrymës në qytetet e ndryshme janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të Qeverisë që nuk ka arritur ta zgjidhë problemin në këtë sektor.

Në një konferencë për media të enjten, Azemi ka thënë se Qeveria i ka mbyll sytë karshi këtij problemi pavarësisht thirrjeve që të merren masat e nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike.

“Janë bërë disa ditë e kjo gjendje po na përcjell çdo vit, që po kemi probleme serioze me energji elektrike. Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra dhe kjo bëhet më e vështirë, duke marrë parasysh motin e ftohtë. Këto reduktime dhe probleme janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj Qeverie. LDK-ja ka bërë thirrje qe disa kohë që të merren masat e nevojshme për t’u përballur me problemet e energjisë elektrike. Qytetarët janë lodhur nga jeta në errësirë, përderisa Qeveria mbyll sytë karshi këtij problemi”, ka thënë Azemi.

Reduktime të rrymës janë raportuar në disa qytete të Kosovës ditëve të fundit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →