Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reduktohet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban

nga B.K22 janar 2022


Trafiku Urban ka njoftuar se për shkak të masave të reja antiCovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, do të ketë reduktim të qarkullimit të autobusëve.
Në njoftim bëhet e ditur se kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, ndërsa nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.
Nuk do të lejohet hyrja në transport publik pa maskë e që po ashtu udhëtarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masat e reja antiCOVID-19. Masa nga sot kanë hyrë në fuqi e që do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →