Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Refugjatët nga Ukraina, Shapps mohoi se Mbretëria e Bashkuar mbeti prapa vendeve evropiane

nga Egzona Mehmeti9 mars 2022

Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, mohoi se Mbretëria e Bashkuar ka mbetur prapa vendeve të tjera evropiane kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve ukrainas.

Shapps i tha programit të BBC-së Today se rreth 760 refugjatë kanë mbërritur në MB deri më tani, duke mbetur prapa vendeve fqinje, duke përfshirë Irlandën, e cila ka pranuar mbi 2,000 njerëz që nga fillimi i krizës.

Shapps shtoi se mbi 200,000 njerëz kanë të drejtë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një skeme familjare që lejon ukrainasit të bashkohen me të afërmit në Britani.

Megjithatë, ai shtoi se presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që qytetarët e tij të qëndrojnë relativisht afër shtëpisë dhe shprehu dëshirën që ata të mos jenë “të shpërndarë në të gjithë botën”.

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →