Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për ndryshim të renditjes së dëshmitarëve

nga B G5 prill 2023
Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për ndryshim të renditjes së dëshmitarëve

Është refuzuar kërkesa e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të ndryshuar renditjen e dëgjimit të dëshmitarëve.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit kërkuan që të ndryshohet renditja, për ta mundësuar dëgjimin e mëhershëm të dëshmitarit numër 3, por që u refuzua nga Gjykata Speciale.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë më 11 prill. Gjykimi filloi me 3 prill. Në parë, Prokuroria publikoi pretendimet. Në ditën e dytë, folën mbrojtja e Thaçit, Veslit dhe Selimit. Në të tretën, u deklarua mbrojtja e Krasniqit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →