RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Refuzoi të ndryshojë muzikën, 20-vjeçari sulmon pronarin e lokalit

nga Kaltrina Berila16 qershor 2021


Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi ka sulmuar pronarin e një bari.
Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu, i cili nuk është identifikuar, e ka goditur me një shishe në kokë pronarit të lokalit, duke qenë se ky i fundit nuk pranoi që të ndryshonte muzikën që po luhej në sfond.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Ternit në Itali, ku si pasojë pronari i lokalit ka mbetur i lënduar në fyt.
Pas sulmit i riu shqiptar u largua nga lokali, por u arrestua më pas në shtëpinë e tij nga autoritetet italiane të policisë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →