Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Renditja dhe rezultatet pas javës së 22-të

nga Venera Grabanica25 shkurt 2024
Renditja dhe rezultatet pas javës së 22-të

Java e 22-të, nuk solli ndryshime në kreun e renditjes, edhe pse mundësit ishin, por Ballkani dhe Llapi, nuk arritën të merrnin fitore, ndërsa Drita u afrua me kreun.

Llapi nuk ka arritur t’i gëzohet fitores përballë Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” të stërmbushur, duke barazuar pa gola 0-0.

E barazimet e Ballkanit dhe Llapit i ka shfrytëzuar Drita, që para tifozëve të vet ka shënuar fitore në duel me Dukagjinin, tani skuadra gjilanase ka vetëm dy pikë më pak se lideri i renditjes.

Ballkani aktualisht mbetet lider me 45 pikë, ndërsa Llapi është i dyti me 44 pikë. Drita tani është shumë afër pasi me 43 pikë mban vendin e tretë.

Malisheva me 38 pikë është në vendin e katërt dhe nuk rrezikohet shumë aktualisht nga Prishtina (31 pikë) dhe Dukagjini (30 pikë) që mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë.

Feronikeli 74 është i shtati me 23 pikë, ndërsa Gjilani i teti në pozitën e barazhit me 22 pikë.

Fushë Kosova me 12 pikë është e nënta, ndërsa Liria me 10 pikë mban vendin e dhjetë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →