Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Rënia e rezervave të naftës ul çmimet e naftës

nga B.K4 maj 2017

Rezervat janë duke u zvogëluar

Çmimet e naftës shënuan rënie të enjten në tregjet ndërkombëtare në 50 dollarë, pasi tregtarët u dëshpëruan nga rënia e rezervave në SHBA.

Në tregun e Londrës një barel naftë ishte 63 centë më e ulët në krahasim me një ditë më herët, apo 50,16 dollarë. Në tregun amerikan një barel i naftës tregtohej 59 centë më ulët, apo 47,23 dollarë.

Në fokus të tregut ishte raporti i qeverisë amerikane, e cila tregoi për rënien e rezervave të naftës javën e kaluar në 930 mijë barelë.

Rezervat janë duke u zvogëluar për të katërtën javë radhazi.

Rusia më së shumti ka zvogëluar prodhimin në mesin e prodhuesve të pavarur, për më shumë se 300 mijë barela në ditë deri në fillim të majit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →