Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku, reperi i njohur amerikan J $tash ka vrarë të dashurën e tij dhe më pas vetën.
E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të tre fëmijëve të tyre.
Policia me të marrë informacionin kanë arritur në vendin e ngjarjes, pasi gjithashtu iu përgjigjen një telefonate kur thirrej për ndihmë pasi po ushtrohej dhunë fizike, në natën e ndërrimit të motmoteve.
Më pas, Policia me të arritur në vendngjarje gjetën trupat e të dy viktimave në shtëpinë e tyre.
Mësohet se ish-çifti kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete para se të ndodhte ngjarja e rëndë, transmeton rtv21.tv
Fëmijët e moshave shtatë, nëntë dhe 11 vjeç ndodheshin në dhomën përballë të kyçur gjersa trokisnin, sikur të dinin se diçka po ndodhte me nënën e tyre.
Më pas raportohet se ata kanë thirrur gjyshen e tyre, e cila u ka thënë ta telefonin Policinë.
Deri më tani asgjë tjetër nuk është bërë e ditur, Policia ende po kryen hetimet e nevojshme./21Media









